Celebrities Fashion Gossip Showbiz

U kritikua për fustanin e saj të tejdukshëm në festën e çmimeve Oscars, reagon Ciara!

Këngëtarja e njohur Ciara i surprizoi të gjithë me veshjen e saj të tejdukshme në festën e çmimeve Oscars të organizuar nga “Vanity Fair”. Bukuroshja kishte veshur një fustan të thurur nga Dundas dhe taka nga Santoni. Fustani ishte një copë e zezë e tejdukshme, e zbukuruar me gurë që tregonte hiret e këngëtares, por që ngjalli shumë reagime.

Artistja mori mjaft kritika prandaj vendosi që të gjithave t’iu përgjigjej në një video të postuar në Tik Tok. Duke përdorur një efekt zanor sikur paparacët kërkojnë ta fotografojnë, ajo eci në një tapet të kuq imagjinar mbështjellë me një çarçaf të bardhë që e valëviste dhe pozonte për kamerat. “Kritika selektive”, shkroi Ciara krahas videos.

https://www.tiktok.com/@ciara/video/7210949447034015022?embed_source=121331973%2C120811592%2C120810756%3Bnull%3Bembed_masking&refer=embed&referer_url=revistawho.com%2Fe-kryqezuan-per-fustanin-e-tejdukshem-ciara-jep-pergjigjen-ironike%2F&referer_video_id=7210949447034015022

Ciara është nënë e tre fëmijëve dhe gjithmonë ka qenë e njohur për format e saj perfekte trupore. Mirëpo, këngëtarja në korrik të vitit 2020 lindi fëmijën e saj të tretë dhe gjatë asaj shtatzënie shtoi goxha peshë. Disa muaj pas lindjes së fëmijës së tretë, 37-vjeçarja vendosi të heqë qafe kilogramët e tepërt, të cilët, siç tha edhe vetë ajo, po i krijonin një problem të madh. Ajo ka pranuar që dikur ishte shumë ekstreme kur bëhej fjalë për ruajtjen e linjave, por vitin e kaluar gjeti një mënyrë krijuese për të shijuar ushqimin që do.