Rita Ora ka qenë në qendër të kritikave ditëve të fundit pas performancës së saj me flamurin serb. Këngëtarja shqiptare performoi në Hungari në Festivalin e Rinisë në Szeged. Gjatë performancës, fansat i hodhën asaj një flamur serb. Këngëtarja e ka marrë dhe madje e ka vënë në krah duke e nxjerrë në skenë. Ky gjest i saj ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, pasi është marrë si mosrespektim ndaj shqiptarëve të Kosovës.
Përveç komenteve negative, ka pasur dhe personazhe që i kanë dalur në mbrojtje. Një ndër ta ishte dhe ish-futbollisti i njohur i kombëtares shqiptare, Lorik Cana. Ai ka postuar një foto ku shfaqet këngëtarja Rita Ora e vogël me veshje tradicionale shqiptare, për të treguar se ajo e do atdheun e saj dhe është krenare që është shqiptare.
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka folur së fundmi për planet për të krijuar familje bashkë me partnerin e saj, regjisorin e njohur Taika Waititi. Kujtojmë se ata në fillim të këtij muaji, festuan përvjetorin e parë të martesës së tyre. Ora ka folur hapur për planet e ardhshme për fëmijë, teksa ajo pranoi se shpreson të krijojë një familje shumë shpejt.
Në një intervistë, Rita zbuloi se ishte ajo që i propozoi bashkëshortit të saj. Ceremonia e tyre ishte e veçantë dhe krijuesja e hiteve të shumta muzikore zgjodhi tre fustane të ndryshme. Dyshja e famshme janë bashkë prej disa vitesh dhe janë shumë të lumtur së bashku.