Aktualitet

U kap me tritol në Athinë, polemika në Greqi për shqiptarin Armiol Rrasa!

Polemika në Greqi për arrestimin të premten në Athinë të shqiptarit Armiol Rrasa pasi në makinë iu gjetën të fshehura 1 pistoletë dhe dy kallëpe tritoli. Skeda penale e 39 vjeçarit nga Divjaka është e mbushur me arrestime në vendin fqinj dhe mediat greke shtrojnë pyetje për pjesën se si ka mundur të lirohet disa herë, madje në kohë rekord edhe pse i dënuar me burgim të përjetshëm.

I njohur shkurt me emrin Ari, dy ditë më parë u ndalua bashkë me partneren, me të cilën udhëtonte në makinën fuoristradë të blerë me leasing e ku ishin fshehur armët e kapura nga policia greke. Ndër të tjera është akuzuar edhe për përdhunimin e një të miture në Greqi.

Precedentët e tij:

09.04.2003 – arrestuar për tentativë vjedhjeje dhe shkelje të ligjit mbi të huajt

04.07.2005 – arrestuar për shkelje të ligjit mbi të huajt.

04.11.2007 – arrestuar dhe dëbuar

10.11.2008 – arrestuar për drogë dhe dënuar me burgim të përjetshëm

31.07.2015 – liruar nga psikiatria e të dënuarve në burgu i Koridhalosit me urdhër dëbimi të përjetshëm nga Greqia

23.02.2016 – arrestuar për shkelje të kufizimeve të qëndrimit

25.07.2020 – arrestuar si i kërkuar me dënim për vjedhje

17.01.2021 – arrestuar si i kërkuar me dënim për falsifikim

31.07.2021 – arrestuar si i kërkuar me dënim për shkelje të kufizimeve të qëndrimit

25.11.2021 – arrestuar për mbajtje pa leje të armëve (iu gjet një thikë që palosej)

06.03.2024 – iu ngrit akuzë për dhunë në familje

04.06.2024 – iu ngrit akuzë për përdhunimin e një të miture.

06.07.2024 – u arrestua për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor

Armiol Rrasa rezulton me precedentë penalë edhe në Shqipëri./Top Channel