Shumë personazhe të famshëm kanë zbuluar përmes postimeve në rrjetet sociale apo nëpër intervista të ndryshme, se janë me Covid-19 apo edhe e kanë kaluar. Aktori i famshëm i “Hollywood”-it, Hugh Grant ka rrëfyer eksperiencën e tij me koronavirusin në intervistën e tij të fundit. Gjatë kohës kur ishte infektuar me virus, aktori kishte menduar se “po çmendej”. Ai kishte humbur shijen dhe nuhatjen.
Dhe e dini çfarë?! Grant kishte nisur të nuhaste lulet, madje edhe plehrat me shpresën se do të ndjente diçka. Madje, ai pranoi se ishte i gatshëm të nuhaste edhe sqetullat e njerëzve, vetëm që të ndjente se i ishte rikthyer nuhatja.
“Gjithçka filloi me djersitje, pulsim dhe ënjtje sysh. E mbaj mend shumë mirë ndjenjën e ngushtimit në kraharor. Më dukej sikur një burrë i rëndë ishte ulur në kraharorin tim. U alarmova dhe një ditë fillova të nuhas gjithçka, nga lulet tek plehrat. Por nuk nuhasja asgjë. Isha aq i dëshpëruar sa do i merrja erë edhe sqetullave të ndokujt vetëm që të nuhasja sërish”-tregoi aktori i njohur anglez.
Përveç tij, virusin e kaloi edhe bashkëshortja, Anna Eberstein. Rikujtojmë se 6-ditë pas dasmës së princit Harry rreth dy vite më parë, Grant u martua me producenten televizive suedeze, Anna Eberstein. Aktori britanik është i njohur për rolet në filmat “Notting Hill” dhe “Bridget Jones Diary”.