Celebrities Gossip Showbiz

U “infektua” edhe Adriana Lima nga operacionet plastike?! Reagon supermodelja e njohur!

Supermodelja e njohur Adriana Lima ka qenë në qendër të vëmendjes ditët e fundit, për shkak të ndryshimit në fytyrën e saj. Të gjithë pretendojnë se bukuroshja ka bërë tërheqje të fytyrës, mirëpo ajo e ka mohuar krejtësisht një gjë të tillë. Teksa postoi në rrjetet sociale një foto krejtësisht pa make up, Adriana flet për ndryshimin që ka pësuar.

Kjo është fytyra e një nëne të lodhur që ka një vajzë adoleshente, një vajzë para adoleshencës, një djalë 1-vjeçar që mëson të ecë dhe tre qen. Faleminderit për interesimin.

Lima, e cila së fundmi iu kthye modelingut për Victoria’s Secret, mirëpriti djalin Cyan Lima Lemmers me partnerin Andre Lemmers në gusht 2022. Ajo gjithashtu ka dy vajza Valentina dhe Sienna me ish-burrin e saj, Marko Jarić. Pas pesë vitesh martesë, çifti u divorcua në 2014.

Edhe pse u tërhoq nga Victoria’s Secret në vitin 2018, supermodelja është ende aktive në shumë mënyra prapa kamerës. Edhe pse ende të vogla, vajzat e saj kanë shprehur interes për të ndjekur karrierën e nënës së tyre, diçka që Lima thotë se do ta mbështesë kur të vijë koha. Ndërkohë kujtojmë se në vitin 2019, Lima i dha fund lidhjes së saj me shkrimtarin turk, Metin Hara.