Aktualitet

U hodh me kokë në ujërat e “Syrit të Kaltër”, i riu përfundon në Spitalin e Traumës!hedhje

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në pikën turistike “Syri i kaltër”, ku një pushues nga Tirana është plagosur.

Mësohet se 28-vjeçari Ardit Dauti është hedhur me kokë nga lartësia në ujërat e burimit. Por nga hedhja është goditur në kokë duke çarë kështu skalpin e kokës.

Ai menjëherë është transportuar drejt urgjencës “Stefan Mekshi” në spitalin e Sarandës, por sipas bluzave të bardha për shkak të dëmtimeve në kokë është nisur me helikopter për mjekim më të specializuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Bëhet me dije se 28-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën.