Celebrities Gossip Showbiz

U godit në fytyrë me një fishekzjarre, nuk dihet ende gjendja shëndetësore e këngëtares Ellie Goulding!

Koncerti i fundit i këngëtares Ellie Goulding në Portsmouth mund të kishte pasur pasoja fatale për të. Teksa ishte duke performuar në skenë një nga këngët e saj “Miracle”, ajo është goditur në fytyrë nga fansat me një fishekzjarre. Edhe pse fillimisht u trondit dhe u mundua të shmangej, duket se kjo gjë nuk e ndaloi Ellie të performonte.

Direkt pas incidentit këngëtarja kapi sërish mikrofonin duke performuar sikur mos të kishte ndodhur asgjë. Megjithatë nuk dihet nëse Goulding është në një gjendje të mirë shëndetësore, apo ka pësuar ndonjë djegie në fytyrë. Nga ana tjetër akoma nuk është bërë i ditur identiteti i personit që sulmoi këngëtaren, apo nëse do të ndiqet në rrugë ligjore kjo situatë.

@random.15071

#elliegoulding #victoriousfestival

♬ original sound – Emilia hollands

Rikujtojmë, se së fundmi Ellie është parë pa unazën e saj të martesës në mes të një krize me bashkëshortin e saj, Caspar Jopling. Këngëtarja dhe partneri i saj filluan të takoheshin në vitin 2017 dhe u martuan dy vjet më vonë. Ata kanë mirëpritur djalin e tyre Arthur në 2021. Martesa e tyre përflitet se ka pasur kriza dhe se ata po kalojnë kohë larg njëri-tjetrit.