Për një mumje egjiptiane, e cila ka të ngjarë të ketë vdekur duke bërtitur në agoni 3500 vjet më parë, vdekja nuk ka qenë edhe aq e paqtë. Mumja u zbulua për herë të parë në vitin 1935, kur një ekspeditë arkeologjike zbuloi një arkivol prej druri të vendosur nën varrin e arkitektit Senmut, i cili vdiq në vitin 1464.
Me gojën hapur që dukej sikur vuante arkeologët e pagëzuan si “Gruaja ulëritës”. Tani, studiuesit kanë përdorur teknikat më të avancuara shkencore për të ekzaminuar mumjen dhe për të mësuar rreth jetës dhe vdekjes së saj. Teknikat e avancuara të skanimit zbuluan se gruaja ishte e shtrirë me fytyrë lart me këmbët e saj të shtrira dhe duart e saj të palosura mbi ijë.
Asaj i mungonin disa dhëmbë me gjasë të humbur para vdekjes dhe do të kishte qenë rreth 1.54 metra e gjatë. Imazhet CT vlerësuan se ajo ishte afërsisht 48 vjeçe në kohën e vdekjes së saj dhe kishte vuajtur nga artriti i lehtë i shtyllës kurrizore.
Analiza zbuloi se mumja ishte balsamosur me dëllinjë dhe temjan, materiale të kushtueshme që duhej të importoheshin në Egjipt. Dr Sahar Saleem, një nga autorët e studimit nga Universiteti i Kajros, tha: “Shprehja ulëritëse e fytyrës së mumjes në këtë studim mund të lexohej si një spazmë kufomash, duke nënkuptuar se gruaja vdiq duke bërtitur nga agonia ose dhimbja.