Celebrities Gossip Showbiz

“U fut te dhoma e një rusi…”, miqtë i zbulojnë sekretin Monika Lubonjës!

Tashmë ka nisur sezoni i ri i “Pushime On Top”, e cila do të jetë guida e ditëve të nxehta të verës. Të gjithë mund të këshillohemi për destinacione të ndryshme, mundësi pushimi dhe argëtimi në Shqipëri, duke gërshetuar kulturën dhe traditën shqiptare. Këtë verë, pushimet nuk do të jenë të njëjtat. Aventurë, sport, plazh dhe zbulojmë si asnjëherë më parë tek “Pushime on Top” me Eni Shehun dhe Lei Krajën

Gazetarja e njohur, Elona Duro, ka nxjerrë zbuluar aktoren, Monika Lubonja. Teksa kanë qenë së bashku me pushime, bashkë edhe me disa personazhe të tjerë të njohur të ekranit, Elona tregoi se si Monika ka ngatërruar dhomën e saj dhe ka shkuar në dhomën e një rusi,  i cili një natë më parë u kishte thënë që të mos bënin zhurmë.

Mona është shpirti i grupit. Mona ngatërron derën e dhomës çdo natë. U fut te dera e një rusi që një natë më përpara n’a kishte thënë ‘goca pushoni se s’jeni vetëm’. I kemi dhomat si ‘Shi në plazh’. Mona u fut te dhoma e rusit, pa dashje në 2 të natës dhe i kërkonte llogari të bijës ‘moj pse ke mbyllur derën’

Së fundi, këngëtarja e njohur Elhaida Dani është përballur edhe me aludimet e shtatzënisë. E pyetur nga “Pushime on Top”, në një prej koncerteve ku ajo ishte pjesëmarrëse, Elhaida i mohoi lajmet se mund të jetë në pritje të ëmbël.