“Goca dhe Gra”, talk show shumë i diskutuar do të bëjë bashkë këtë sezon pesë moderatore: Heidi Baci, Xhilda Luzi, Rudina Dembacaj, Jorida Rustemi dhe Egla Ceno. Ndryshe nga sezonet e shkuara këtë vit do të jenë pesë bashkëmoderatore, që do të diskutojnë mbi tema të ndryshme dhe që do të kenë të ftuar të shumtë.
Kujtojmë, se Heidi dhe Egla, rikthehen krah njëra-tjetrës, pas përvojës së “Big Brother VIP” njëra si finaliste dhe tjetra fituese, për të komentuar tema nga më të ndryshmet. Gjithashtu, pjesë e panelit të “Goca dhe Gra” në Top Channel do të jetë edhe aktorja e dashur Rudina Dembacaj, psikologja dhe pedagogia Jorida Rustemi dhe aktivistja Xhilda Luzi.
E ftuar mbrëmjen e sotme Bora Zemani ka folur rreth jetës së saj, programit të ri televiziv që do të moderojë e sigurisht disa të reja gocash. Bora ka pranuar se ka përdorur filler në fytyrën e saj dhe tregon se si e mirëmban ajo vetën dhe a është kjo e kushtueshme.
Në periudhën kur kam qenë e bërë e dukshme, njerëzit më thonin “sa e bukur”, kur u cbëra më thanë “kjo është e bërë”. Mirëmbajtja ime nuk janë fillerat, janë të kushtueshme disa po, disa të tjera janë disa gjëra shumë elementare, më përpara blija një tuf me kremëra që as nuk i përdorja harxhija shumë lekë dhe tani blej 3 a 4 që më duhen gjithmonë që e di që i përdor me shume kursen keshtu…, preferoj të bëjë një trajtim që është më shumë i shtenjtë se sa të blejë një veshje të nj brandi shumë të shtrenjtë se e ka materialin cileësor dhe do rrojë gjithë jetën…. i hoqa këto se nuk më pëlqente vetja as live më kapi një moment cmendurie para dy vitesh dhe i shkriva u deshën nja 3 seanca ti shkrija për të hequr cdo gjë që ishte futur aty brenda se ishte shumë