Vetëm pak ditë më parë aktori dhe ylli i “Marvel”, Jonathan Majors, është dënuar me 1 vit burg për sulm ndaj ish-të dashurës së tij. Gjykata në New York arriti në përfundimin se aktori amerikan ishte fajtor për sulmin ndaj ish-të dashurës së tij, koreografes britanike, Grace Jabbari. Mësohet se sulmi ka ndodhur në mars të këtij viti dhe sipas raportimit, pas sulmit, Jabbari ka pasur një thyerje të gishtit, mavijosje, një prerje pas veshit dhe po ashtu thuhet se ka ndjerë dhimbje të forta.
Majors u dënua për dy krime, sulm dhe ngacmim. Përveç dënimit me burg atij iu hoq edhe nga të gjithë filmat e ardhshëm të Marvel. Siç raportojnë mediat e huaja, ngacmimi dhe sulmi ka ndodhur kur çifti ka qenë në makinë, pra pasi Jabbari ka parë një mesazh nga një grua e panjohur në celularin e Majors.
Nga ana tjetër, Jonathan Majors këmbëngul se ai “nuk ka goditur kurrë një grua” pasi u dënua për sulm ndaj ish-partneres së tij. Ylli i “Marvel”, i cili është hedhur poshtë nga Disney dhe Marvel Studios pasi u shpall fajtor në gjykatë, bëri një intervistë përpara dënimit të tij. 34-vjeçari u akuzua për sulm dhe ngacmim të rëndë mes pretendimeve se ai sulmoi të dashurën e tij të atëhershme, Grace Jabbari.
Ish-partnerja e tij pati lëndime të lehta në kokë dhe qafë, por ylli i “Creed III” mohoi të gjitha akuzat e bëra kundër tij.“Isha i pamatur me zemrën e saj, jo me trupin e saj”, ka insistuar ai tani në një intervistë të re për Good Morning America, duke shtuar: “Unë nuk kam qenë i dashuri më i mirë gjatë gjithë kohës, por kurrë nuk kam goditur një grua.” I pyetur se si ndodhën ato lëndime, ai tha: “Uroj që Zoti ta di. Kjo do të jepte qartësi, kjo do të më jepte mua një lloj paqeje për këtë.”