Aktualitet

U bllokuan në det pasi gomonia pësoi defekt, shpëtohet familja prej 9 anëtarësh në Borsh!

Një familje prej 9 anëtarësh ka shpëtuar mrekullisht në plazhin e Borshit, pasi gomonia me të cilën po lundronin pësoi defekt në motor.

Personat nga Tirana u rrezikohej jeta në mjetin lundrues që kishte pësuar defekt në det.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë Kufitare dhe Njësia Policore Detare shkuan në afërsi të plazhit Krorëz, dhe konstatuan familjen.

Në bordin e tij ndodheshin drejtuesi dhe 8 familjarët e tij, të cilët kishin dalë së bashku për guidë turistike në këtë zonë.

Të nëntë shtetasit u transportuan me mjetin e Njësisë Speciale Delta në Portin e Sarandës, në gjendje të mirë shëndetësore.

Gjithashtu, mjeti i tyre lundrues u transportua nga Policia po në këtë port.