Snoop Dogg është bërë një nga figurat më të komentuara në Lojërat Olimpike Paris 2024 dhe kjo jo pa një arsye. Reperi legjendar ka dhënë disa komente gazmore gjatë gjithë Lojërave Olimpike të këtij viti.
Ylli i “Gin and Juice”, emri i vërtetë i të cilit është Calvin Cordozar Broadus Jr, ka punuar për NBC si korrespondent special për Lojërat Olimpike Paris 2024. Megjithatë, duket se Snoop Dogg-ut i është dhënë një shumë parash e majme për paraqitjet e tij tashmë virale olimpike.
Henry McNamara, një sipërmarrës kapitalist me bazë në New York dhe i vlerësuar nga Forbes, së fundmi postoi në X, ish-Twitter, për të ndarë rrogën e supozuar të Snoop Dogg për Lojërat Olimpike. Ai tha atë që kishte dëgjuar gjatë një darke:
Snoop Dogg u ul pranë një drejtuesi të NBC në darkë. Ai tha se Snoop paguhet 500 mijë dollarë në ditë plus shpenzimet për të qenë këtu për të promovuar Lojërat Olimpike. Nga “Gin and Juice” në disa miliona dollarë për të qenë një personazh i famshëm në Lojërat Olimpike – çfarë bote!
Artisti i nominuar për Grammy mbërriti në Paris, Francë, përpara ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike më 26 korrik. Ai është planifikuar të japë komente për NBC deri në fund të Lojërave Olimpike të dielën, më 11 gusht. Sipas McNamara, Snoop Dogg supozohet se do të arkëtojë një total të madh prej 8 milionë dollarësh për të gjithë hapësirën 16-ditore të Lojërave Olimpike në Paris 2024.