Celebrities Gossip Showbiz

U bë teze për herë të parë, Greta Koçi i dedikon mbesës së sapolindur fjalët më të ëmbla!

Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj janë bërë prindër të herë të parë ditën e sotme. Këtë na e bënë me dije pak më parë me anë të një postimi në llogarinë e tyre në Instagram. Krahas këngëtarja na zbuloi dhe emrin e engjëllit të vogël që erdhi në jetë dhe e kanë pagëzuar me emrin Adea.

Por një dedikim shumë i ëmbël për mbesën e saj nuk mungoi as nga ‘tezja e re’ e showbiz-it, Greta Koçi. Me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, këngëtarja ka postuar një video teksa mban vogëlushen në krahë dhe krahas ka shkruar:

Sot u bëra teze e një engjëlli të vogël. Nuk e kisha besuar kurrë që do ndjeja kaq shumë emocione. Zemra më doli nga vendi nga lumturia. E dua Adean aq shumë sa nuk gjej dot fjalë ta shpreh dashurinë që kam për të…Faleminderit Zotit dhe faleminderit Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj që ma mbushët shpirtin plot.

Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi janë një ndër çiftet më simpatike të showbiz-it. Ata deklaruan se i kanë dhënë fund beqarisë dhe jo së fundmi por që në vitin 2019. Çifti, të cilët janë prej disa vitesh e kanë mbajtur të fshehtë, por e publikuan lajmin me anë të një fotoje të postuar në Instagram, ku Eni shfaqet me fustanin e bardhë të nusërisë, ndërsa Genci me kostum të zi.