Aktorja e njohur, Eliona Pitarka u bë nënë tre ditë më parë. Ajo solli në jetë një vajzë, portretin e së cilës e ndau me të gjithë ndjkësit e saj në Instagram.
Ditën e djeshme, Eliona publikoi një video shumë të ëmbël ku u shfaq duke e mbajtur vogëlushen në kraharor.
Ndërkohë, sot aktorja zbuloi edhe emrin që i ka vendosur së bijës.
Për cdo pranverë qeshin lulet, e mua ketë pranverë më qeshën sytë e tu GALA ALLIU
22 Mars 2021”, ka shkruar aktorja krahas fotos së ëmbël, ku shfaqen nënë e bijë.
Kujtojmë që Eliona ka 3 vite e gjysmë në lidhje me partnerin dhe së fundmi janë futur në shtëpi të re, ku kanë mirëpritur dhe fëmijën tyre të parë.