Së fundmi, mjekët i kanë hequr 187 monedha nga stomaku një burri pasi ai shkoi në spital duke u ankuar për dhimbje stomaku. Burri nga Lingsugur, Indi, gëlltiti dhjetëra monedha të prerjeve të ndryshme përpara se të sillej në spital nga familja. Mjekët u tronditën kur zbuluan se ai kishte gëlltitur mbi 1.5 kg të monedhave gjatë tre muajve duke i shkaktuar atij fryrje dhe të vjella.
Fotot tregojnë monedhat e shpërndara nëpër një tavolinë në Spitalin Hangal Sri Kumareshwar në qytetin Bagalkot, Karnataka, pas një operacioni që zgjati dy orë. Imazhet e tjera tregojnë monedhat e ruajtura mjeshtërisht në një vijë brenda stomakut të burrit të kapur nga mjekët gjatë një endoskopie.
Në fillim të këtij viti, një kirurg në Uttar Pradesh iu desh të hiqte 63 lugë nga stomaku i një pacienti pasi ai i kishte ngrënë ato për më shumë se një vit.