Celebrities Showbiz

U akuzuan se kanë pasur njohje jashtë, Heidi i drejtohet Romeos dhe Erjolës: “Po dolën mesazhet…”

Prej disa ditësh tanimë në shtëpinë e “Big Brother VIP 3” është përfolur se mes Erjolës dhe Romeos ka një pëlqim. Ka qenë pikërisht Graciano, ai që ka thënë i pari se ‘më mirë do kishte qenë të ishte lidhur me Erjolën se sa me Heidin’.

Ndërkohë mbrëmjen e djeshme, Graciano ka zbuluar diçka që i ka habitur të gjithë, duke thënë se kur kanë qenë jashtë, aktori i ka shkruar disa herë mesazhe moderatores mirëpo ajo nuk i ka kthyer përgjigje, duke ja lënë “seen”. Këtë gjë e kanë mohuar që të dy. Pasi ka përfunduar spektakli, Heidi ka biseduar me Romeon dhe Erjolën, duke iu drejtuar se ‘nëse dalin ato mesazhe, ju do dilni gropë’.

Heidi: Jam me të vërtetë shumë rehat. Shoqëria jashtë, troç po e them, ka dy mesazhe, po i nxori e di si dilni ju, gropë. Nga unë s’ka asnjë problem.

Erjola: Nuk ka asnjë mesazh. Po ta thotë Erjola. O Heidi si bëhen shantazhet? Duke thënë që kam fakte. Fakt është fjala ime, ose merre bazë ose jo, kaq.

Heidi: Dakord, ta themi paraprakisht se nuk ka asnjë të keqe.

Erjola: Ti do me qenë e larë me veten je në rregull. Edhe unë fjalën time, ka peshë si shkëmbi të paktën në këtë histori.