Kylie Jenner ka dhënë së fundmi një intervistë dhe ka folur ndër të tjera për aludimet se po përdor medikamente për të humbur peshë. Thashethemet thonë se sipërmarrësja e njohur po merr Ozempic, ilaçin kundër diabetit që të gjithë personazhet e famshëm e marrin për humbje peshe, për të humbur peshën e shtatzënisë së dytë. Megjithatë, duke folur për ‘British Vogue’, Kylie Jenner e bëri të qartë se ajo ndjek vetëm një dietë specifike dhe shumë stërvitje.
Jam kthyer në peshën që isha përpara se të lindja vajzën dhe djalin tim dhe njerëzit ende e krahasojnë figurën time me atë se si dukesha tre muaj pas lindjes. A harrojnë të gjithë që kam shtuar 27 kg me të dyja shtatzënitë? Unë isha 90 kg kur linda fëmijët e mi. Më në fund humba të gjithë peshën e shtatzënisë pas vajzës sime dhe mbeta shtatzënë me djalin tim dy muaj më vonë. Ndihesha në formë dhe isha mirë dhe më pas pasi linda bëra të njëjtën gjë përsëri.
Siç thotë Kylie, nëse do të merrte ndonjë mjekim nuk do të hezitonte t’ua bënte të ditur fansave të saj, pasi herë pas here ka përmendur edhe procedurat estetike që ka bërë.
Unë thjesht po përpiqem të jem e shëndetshme dhe e durueshme. Ecja dhe pilates janë kombinimi im i preferuar. Që kur jam bërë nënë, mendoj se bota nuk ka fare ndjeshmëri ndaj meje.
Rikujtojmë se, ndërkohë që disa fansa besojnë se Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet mund të jetë në prag të ndarjes, marrëdhënia e tyre duket se po shkon në një nivel tjetër. Një burim ekskluziv për “The US Sun” ka thënë se:
Influencerja dhe aktori po mendojnë për t’u martuar.