Lamine Yamal ka qenë kryefjalë e mediave këtë verë jo vetëm për talentin e tij të jashtëzakonshëm dhe super performancën në Euro2024, por edhe për jetën e tij personale. Pas fitores mbresëlënëse të Europianit, anësori 17-vjeçar u përfol kudo për një lidhje dashurie me një bashkëmoshatare të quajtur Alex Padilla.
Vetëm pak ditë pasi kaluan pushimet së bashku në Greqi, siç duket diçka ka ndodhur në raportin mes tyre, por për çfarë bëhet fjalë? Lamine Yamal dhe e dashura e tij e përfolur, Alex Padilla, kanë hequr njëri-tjetrin nga Instagrami.
Dyshja u panë duke festuar së bashku pas finales dhe dukej se ishin mjaft të afërt. Padilla ishte një fytyrë e njohur gjatë gjithë turneut, duke ndjekur ndeshje të shumta të Spanjës dhe shpesh u pa së bashku me familjen e Yamal. Mirëpo, gjërat duket se kanë marrë një rrjedhë tjetër. Dy ditë më parë në rrjet qarkulloi një video ku Alex shfaqej me një grup shoqëror e ulur në prehrin e një djali tjetër.
Full video of Alex Padilla cheating on Lamine yamal 😭😭 pic.twitter.com/7Wy7UN6EMz
— Yamal is the Goat (@Fcb_miji) July 28, 2024
Videoja e Padillas u bë virale vetëm për një kohë të shkurtër. Ajo ka reaguar edhe për akuzat duke i hedhur poshtë të gjitha këto. Një ndjekës i ka shkruar:
Alex, nuk po mund ta besoj se e ke tradhtuar Lamine dhe kam prova.
Këtij komenti, ajo iu përgjigj:
Nuk e kam tradhtuar askënd. Nuk do të mund ta bëja kurrë këtë.
Në një tjetër koment ajo shpjegon:
Nuk jam ulur në prehrin e askujt. Isha ulur në një stol.
Lamine Yamal’s girlfriend denies cheating allegations pic.twitter.com/j0kXaTlZiW
— GhanaBallers (@Ghanaballers) July 29, 2024