Në një zhvillim të ri lidhur me rastin e përdhunimit të vajzës 16-vjeçare nga Colonos, 44-vjeçari i akuzuar për krimin ka dhënë një reagim të detajuar. Ai ka mohuar të gjitha akuzat dhe ka theksuar se marrëdhënia e tij me vajzën ka qenë e hapur dhe e njohur në mjedisin e tyre.
Sipas 44-vjeçarit, marrëdhënia e tij me vajzën ka qenë e dukshme për shumë njerëz dhe të gjitha takimet mes tyre janë zhvilluar në shtëpinë e tij ose në vende publike në Colonos. Ai ka shpjeguar se marrëdhënia me vajzën kishte filluar pas ndarjes së saj me djalin e tij dhe se ai ka pasur një lidhje zyrtare dhe të hapur me të.
Kjo ka qenë arsyeja që kam ndarë nga gruaja ime. Nuk kam kërcënuar ose shantazhuar asnjëherë vajzën…- ka deklaruar 44-vjeçari. Ai ka theksuar se është dorëzuar ndaj ndjenjave të tij për vajzën, por ka insistuar se të gjitha akuzat ndaj tij janë të pabaza.
Me denoncuesen kam pasur marrëdhënie zyrtare dhe të hapur dhe në fakt kjo ka qenë arsyeja që jam ndarë nga gruaja. Nuk e kam kërcënuar apo shantazhuar asnjëherë vajzën.
Në fakt, marrëdhënia jonë ishte e dukshme dhe e njohur për shumë njerëz në mjedisin tonë dhe të gjitha takimet tona ishin ose në shtëpinë time ose në vende publike në Colonos. Vërtet vajza kishte një lidhje në të kaluarën me djalin tim dhe kur u ndanë, ajo u afrua me mua dhe unë për fat të keq u dorëzova. Kam besim te drejtësia greke dhe pres të shihet e vërteta…