Gossip Showbiz

U aksidentua me biçikletën elektrike, mësohet gjendja shëndetësore e djalit të Angelina Jolie dhe Brad Pitt!

Djali i Angelina Jolie dhe Brad Pitt, Pax ka dalë nga terapia intensive, pas aksidentit të rëndë që pati javën e kaluar me motorin e tij. 20-vjeçari, sipas burimeve për People, ka goditur kokën, pasi nuk mbante helmetë. Kështu që do t’i duhet shumë kohë që të shërohet plotësisht.

Një person i afërt me të deklaroi: “Pax u largua nga terapia intensive. Ai pësoi një traumë komplekse dhe tani fillon rrugën e gjatë të shërimit dhe terapisë fizike”. I njëjti burim tha se Pax dhe nëna e tij janë thellësisht mirënjohës për veprimin e shpejtë dhe shpëtimtar të stafit mjekësor.

Angelina Jolie gjatë gjithë këtyre ditëve nuk është larguar nga djali i saj. Pax i cili nuk mbante helmetë u përplas në pjesën e pasme të një makine që u ndalua në një kryqëzim në bulevardin Los Feliz në Los Angeles gjatë udhëtimit të tij. Mjekët menduan se ai mund të kishte pësuar gjakderdhje në tru.

Page Six zbuloi këtë javë se Pax kishte bërë disa aksidente me biçikletën e tij elektrike përpara aksidentit të së hënës dhe pothuajse kurrë nuk mbante helmetë. “Miqtë e tij janë të shqetësuar për të,”-zbuloi një burim. “Ai është i pamatur. Jemi të shqetësuar”. Një burim tjetër tha se Pax nuk ka përplasur vetëm bicikleta elektrike, por edhe makina.

“Ai ka pasur një sërë aksidentesh automobilistike. Gjërat nuk janë shumë mirë. Pax është një fëmijë me probleme dhe Angelina po bën gjithçka që mundet për ta ndihmuar atë”.