Aktualitet Celebrities

U aksidentua dje bashkë me dy fëmijët, ja ku përfundoi automjeti i Kristian Boçit!

Një aksident është regjistruar mëngjesin e djeshëm në aksin Lushnjë-Tiranë. Mësohet se nga aksidenti janë plagosur 3 persona. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:30, ku shoferi Kristian Boçi, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes së automjetit nga rruga, janë dëmtuar lehtë biznesmeni Boçi dhe 2 fëmijët e tij të mitur, të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gazeta Shqip (@gazeta_shqip)

Para disa muajsh Prokuroria e Tiranës sekuestroi pasuri me vlerë 50 milionë euro të Krisjan Boçit, të dënuar për drogë në Belgjikë dhe 6 persona të tjerë, pasi dyshohet se ishin përfshirë në skemën e pastrimit të parave në Shqipëri, ku dyshohet se rol kishin edhe bashkëshortet e tyre.