Celebrities Gossip Music Showbiz

U afrua të performonte së bashku me fansat, Rita Ora ngatërron tekstin e këngës së saj!

Artistja e njohur me famë botërore Rita Ora pak ditë më parë performoi në festivalin “The Mighty Hoopla” në Londër. Këngëtarja 33-vjeçare dhuroi super performanca në skenë duke kënduar disa nga këngët e saj hit në festivalin muzikor të mbajtur në Brockwell Park, në jug të Londrës.

Por jo gjithçka ka shkuar aq mirë pasi gjatë interpretimit të këngës “Anywhere”, Rita vendosi të zbriste tek publiku për t’i përfshirë edhe ata për të kënduar të gjithë së bashku. 33-vjeçarja u përpoq të bënte dikë që të vazhdonte tekstin e këngës së saj por Rita më pas filloi të këndonte një këngë krejtësisht ndryshe duke i lënë të gjithë në dyshim për pak sekonda.

Ylli performoi edhe hite të tjera si: “Your Song”, “Hot Right Now”, “Lonely Together” dhe “Praising You”.

Vlen të theksohet gjithashtu se Rita Ora ka shkëlqyer gjithmonë me taletin e saj dhe hitet e pafundme që ka sjellë dhe publikuar ndër vite por së fundmi ajo është shprehur se nuk është e sigurt nëse albumi i saj do të jetë gati këtë vit, sipas medias “Yahoo”. Kjo deklaratë e saj shkaktoi shumë zemërim tek fansat, të cilët si rrallëherë u zhgënjyen nga këngëtarja.

Rita Ora u shpreh se duhen së paku 6 muaj që albumi të publikohet. Në lidhje me këtë ajo u shpreh se:

Përgatitja e albumit po shkon shumë mirë. Nuk jam e sigurt nëse do të jetë gati për këtë vit.