Tyson Fury u zotua të tërhiqej nga boksi profesionist pasi realizoi një ‘masterclass’ për të mundur Dillian Whyte në stadiumin Wembley të shtunën. 33-vjeçari e mposhti kundërshtarin e tij në raundin e gjashtë përpara se të përsëriste premtimin që i bëri gruas së tij, Parisit, për t’u larguar nga sporti.
Fury tha se i premtoi gruas së tij se do të tërhiqej pasi fitoi luftën e tij trilogjike kundër Deontay Wilder vitin e kaluar, por kampioni i peshave të rënda në WBC zgjodhi të mbronte titullin e tij kundër Whyte para një publiku të madh në Wembley.
Megjithatë, promovuesi i Fury-t, Frank Warren tha se do të mbështeste vendimin e luftëtarit të tij nëse vendos të largohet këtë herë. Kampioni, i cili e rriti rekordin e tij të pamposhtur në 32 fitore dhe një barazim, u kënaq në atmosferën e jashtëzakonshme të krijuar nga turma në Wembley. Goditja e fundit me dorën e djathtë të shtunën ishte shkatërruese për kundërshtarin. Ai nënvizoi gjithashtu se Fury është ende një boksier në krye të lojës së tij. Shumë fansa do të donin ta shihnin Fury të vazhdonte në mënyrë që të unifikonte divizionin e peshave të rënda.
Gruaja e tij Paris është shprehur për BT Sport të shtunën se:
Unë do të doja që ai të dilte tani. Ai nuk ka asgjë më shumë për të provuar. Nëse do t’i kishte mbetur diçka për të bërë, unë do të thosha ‘Po Tyson, ti bëje’. Por ai nuk ka asgjë për të provuar. Pra, nëse ai nuk dëshiron vërtet të ndeshet, dhe nëse e bën atë për çfarëdo parash, famë, ai nuk ka nevojë për këtë. Ai është njeriu më i famshëm në planet tani. Që Tyson të vazhdojë të ndeshet, duhet vetëm një arsye shumë e fortë.
Karriera e Furyt ka qenë një nga më ekstremet. Ai ka fituar disa nga ndeshjet më të mëdha në dekadën e fundit, por ka vuajtur keq me shëndetin e tij mendor. Gjatë konferencës për shtyp pas ndeshjes ai u tha gazetarëve se:
Unë jam një legjendë në këtë lojë, ju nuk mund ta mohoni atë. Unë jam boksieri më i mirë që kenin parë ndonjëherë. Nuk ka pasur kurrë njeri që mund të më mundte.