Boksieri Tyson Fury mund të pensionohet dhe kjo nënkupton që ai nuk do të përballet me Oleksandr Usyk, siç ishte planifikuar më 23 dhjetor pas paraqitjes së zymtë të britanikut ndaj Ngannou të shtunën mbrëma. Paraqitja e tij ndaj Ngannou ishte tejet e zbehtë, edhe pse në fund fitoi pas vendimit të gjyqtarëve.
Siç raporton “Theworldboxingnews” 35-vjeçari mund të vendos t’i jap fund karrierës së tij, gjë të cilën e ka theksuar edhe promotori i dueleve të mëdha të boksit Frank Warren i cili mësohet të ketë deklaruar se ai nuk do të luftojë ndaj Usyk me 23 dhjetor.
Rikujtojmë se vitin që lamë pas Tyson u zotua të tërhiqej nga boksi pasi realizoi një ‘masterclass’ për të mundur Dillian Whyte në stadiumin Wembley. 35-vjeçari e mposhti kundërshtarin e tij në raundin e gjashtë përpara se të përsëriste premtimin që i bëri gruas së tij, Parisit, për t’u larguar nga sporti. Fury tha se i premtoi gruas së tij se do të tërhiqej pasi fitoi luftën kundër Deontay Wilder, por kampioni i peshave të rënda në WBC zgjodhi të mbronte titullin e tij kundër Whyte para një publiku të madh në Wembley.
Sjellim në vëmendje se SHBA i ka ndaluar boksierit të famshëm që të shkelë në territorin e saj, për shkak të lidhjeve që mendohet se ai ka me Daniel Kinahan, një prej promotorëve të tij, i cili mendohet se është kreu i një organizate kriminale ndërkombëtare. Mediat britanike kanë raportuar se 35-vjeçarit i ndalohet të udhëtojë drejt SHBA për shkak të Kinahan, i cili është sanksionuar dhe është shpallur në kërkim nga amerikanët.