Një ditë më parë, kompania “Victoria’s Secret” rrëzoi ‘ëngjëjt’ e saj, supermodelet e njohura, për t’i zëvëndësuar me disa figura publike. Kjo sepse firma synon të rikuperohet pas gjendjes së rëndë që kaloi për shkak të pandemisë. Linja është e thjeshtë, rrëzimi i vajzave të dobëta me bikini dhe zëvëndësimi i tyre nga personazhe të dashura, femra të forta që ngrijnë zërin e tyre në podcast-et promocionale.
Kjo risi nuk mbeti pa u komentuar nga mediat, personazhet publike si edhe profesionistët e fushës së modës dhe stilit. Ndër to, përfshihet edhe modelja Tyra Banks, e cila ka reaguar me një postim në Instagram.
Së pari, është e vështirë. Së pari është e vetmuar. Por së pari, është e nevojshme. Së pari, është vendimtare, sepse do të hapet një derë për të tjerët të mund të përshtaten. Me një shtrirje 10-vjeçare duke nisur nga viti 1995, unë isha modelja e parë me ngjyrë që bëra kontratë me “Victoria’s Secret”. Kopertina e parë e kompanisë me një modele me ngjyrë isha unë. Modelja e parë me ngjyrë e “Victoria’s Secret” që bëra aq shumë gjëra novatore me këtë markë, por edhe me të tjera. Por pas hapit të parë, duhet të vijë një rrjedhë me shumë të tjera. Një rrjedhë me ndryshime. Një rrjedhë unike. Një rrjedhë e fortë, një rrjedhë të cilës ne ia humbim numërimin. Unë e lashë pasarelën 16 vite më parë, dhe jam kaq krenare që në jetën time, unë dëshmoj një revolucion në botën e bukurisë. Për kolektivin e ri të modeleve, unë mund të kem shkatërruar këtë derë, por të gjitha ju po bëni përpjekjen tuaj. Vazhdoni derisa ne të humbasim numërimin e dyerve që thyen pas jush. #Le ta humbasim numërimin
Duket se modelja është tepër e lumtur dhe krenare, që një nga kompanitë ku ajo ka punuar nuk ka frikë të guxojë. Me siguri me tërë këto ndryshime, si edhe me përkrahjen nga personazhet e botës së modës, së shpejti “Victoria’s Secret” do të rikuperojë dëmin.