Bota Tech

Twitter prezanton planin e rradhës për t’u mbrojtur nga Elon Musk!

Kompania gjigante Twitter njoftoi së fundmi se bordi i saj i drejtorëve miratoi njëzëri mbrojtjen “pilula helmuese” si një kundërpërgjigje të një oferte të CEO-së së Teslas, Elon Musk për të blerë kompaninë dhe për ta kontrolluar privatisht. Strategjia e mbrojtjes “pilula helmuese” u jep aksionerëve ekzistues të drejtën për të blerë aksione shtesë me një zbritje.

“Pilula helmuese” janë strategjia përfundimtare midis kompanive që janë nën sulm nga investitorët e mëdhenj ose në situata të blerjes nga kompanitë armiqësore. Masa do t’i lejojë aksionarët ekzistues të Twitter të blejnë aksione shtesë me një zbritje, duke zbehur aksionet e Musk në kompani, gjë e cila ia vështirëson punën miliarderit për ta blerë rrjetin social.

Plani i Twitter do të hyjë në fuqi nëse pjesa e Musk rritet nga rreth 9% në 15% ose më shumë. Twitter tha se “pilula helmuese” do t’i lejonte investitorët të “realizonin vlerën e plotë të investimit të tyre” duke zvogëluar gjasat që dikush të mund të fitonte kontrollin e kompanisë pa i dhënë më shumë kohë bordit për të vlerësuar ofertën e tyre. Mbrojtje të tilla, të quajtura zyrtarisht plane të të drejtave të aksionerëve, përdoren për të parandaluar shitjen e një koorporate tek një person.

Twitter tha se plani nuk e pengon bordin të angazhohet me palët ose të pranojë një propozim blerjeje nëse është në interesin më të mirë të kompanisë. Daniel Ives, një analist për Wedbush Securities, tha se rruga e Twitter për “pilula helmuese” ishte një manovër e parashikueshme mbrojtëse, por mund të konsiderohet një “shenjë dobësie” në Wall Street. Ai u shpreh se:

Ata po përgatiten për një betejë këtu me Musk. Ata gjithashtu duhet t’i japin vetes kohë që të përpiqen të gjejnë një blerës tjetër të mundshëm.

Një javë më parë, Musk ka blerë 9 për qind të aksioneve të Twitter-it, që e bëjnë atë aksionerin më të madh në këtë platformë sociale. Miliarderi ka qenë mjaft kritik ndaj Twitter-it javët e fundit, veçanërisht për parimet e lirisë së fjalës.