Shefi i Tesla-s, Elon Musk ka bërë me dije se përdoruesit e biznesit dhe qeverisë në rrjetin social Twitter mund të kenë nevojë të paguajnë një tarifë të vogël për të qëndruar në këtë platformë sociale. Ky njoftim vjen pasi bordi i Twitter ra dakord për një ofertë prej 44 miliardë dollarësh nga Musk. Megjithatë, Musk tha se faqja do të jetë gjithmonë falas për përdoruesit jofitimprurës.
Ai kishte thënë më parë se donte ta bënte Twitterin më të mirë se kurrë duke përmirësuar produktin me veçori të reja dhe sugjeroi ndryshime në shërbimin e ri të abonimit premium, Twitter Blue, duke përfshirë uljen e çmimit të tij. Me kalimin e viteve, Twitter nuk ka arritur të fitojë aq shumë para sa platformat e tjera të mediave sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube, ndaj mbetet për t’u parë se ç’do të ndodhë në vijim.
Ultimately, the downfall of the Freemasons was giving away their stonecutting services for nothing
— Elon Musk (@elonmusk) May 3, 2022
Rikujtojmë, se aktorja e Hollywood-it, Jameela Jamil është bërë një nga të famshmit e parë që u tërhoq nga Twitter disa orë pasi CEO i Tesla, Elon Musk mori përsipër platformën si pronar i vetëm. Jameela përmes disa postimeve në Twitter ka njoftuar largimin e saj nga platforma e mediave sociale.
Miliarderi Musk ishte i pranishëm para 3 ditësh në “Met Gala” por jo me ish-partneren Grimes apo ndonjë të dashur të re. Musk u shfaq me mamanë e tij, që për ata që ende nuk e dinë është supermodelja Maye Musk. Vlen të përmendim se gjatë ngjarjes më të rëndësishme të modës të dy, nënë e bir dukeshin shumë rehat në praninë e njëri-tjetrit.