Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.
Mbrëmjen e djeshme Erjola dhe Jetmiri janë përfshirë në një debat, i cili nuk përfundoi dhe aq mirë. Teksa Erjola shkoi në oborr për tu ulur në një nga divanët, Jetmiri që ndodhej aty e ka larguar divanin dhe Erjola është rrëzuar në tokë. Ajo nuk e ka pritur aspak mirë këtë gjest dhe i është drejtuar Jetmirit, duke i thënë “Turp të të vijë”.
View this post on Instagram
Ditën e sotme banorët që janë ende pjesë e shtëpisë prej natës së parë të edicionit mbushin 100 ditë qëndrimi në shtëpi. Me këtë rast në mbrëmje do të organizohet një darkë për të gjithë banorët, ku do të ketë edhe të ftuar specialë. Moderatori Ledion Liço do t’u bashkohet banorëve për disa çaste brenda shtëpisë në darkën e organizuar. Ama bashkë me të do të jetë të ftuar edhe dy opinionistët e këtij edicioni, Arbër Hajdari dhe Ori Nebijaj.