Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.
Erjola Doçi dhe Meriton Mjekiqi kanë patur një debat mjaft të ashpër gjatë këtyre ditëve në shtëpinë e “Big Brother VIP 3”. Meritoni është ndjerë i prekur pasi banorja i ka përmendur të birin. Ky debat ka vijuar edhe gjatë spektaklit të mbrëmjes së djeshme, ku u përfshinë edhe banorë të tjerë, të cilët u shprehën kështu:
Erjola: Nuk ishte një hakmarrje. Tentova të isha serioze dhe nuk talla as përdora fëmijën e askujt. Ajo fjala “cesurtoj” është që e ndjekin familje, fëmijë dhe djali i tij. Nuk thashë asgjë tendencioze. Evidentova një fakt që kur ai nuk është në rol, e përdor e tall dikë me fëmijën e vet. Është ndikuar në momentin që ai është i ndikuar dhe i hipnotizuar. E kam bërë në një diskutim me të dhe më ka thënë që nuk diskutohet. Atëherë pse ne njerëzit që e njohim e evidentojmë një gjë të tillë.
Meritoni: Më përmend djalin. Po më ofendon djalin me situatën e Gazit.
Erjola: Do më dukej njeri po të ishte vetëm. Prandaj dhe i përgjigjem kaq ashpër. Nëse luan me mua ashpër, ashpër do jem. Jo pasarelë, nxjerrja e llapës. Me mua duhet të merret si lojtare dhe jo me fizikun tim, sepse jam e lodhur.