Vargjet “t’i kam dhon krejt, ama sot m’ke lon (prapë) vetëm” të këngëve “Si Mua” nga Dafina Zeqiri e Elgit Doda dhe “E keni dit” nga Ledri Vula, Romeo Veshaj dhe Klementi kanë ngjallur debat dhe kanë nisur një dramë publike mes Dafinës, Ledrit dhe Sara Hoxhës. Dafina ka ndërprerë marrëdhënien shoqërore me çiftin dhe i ka hequr nga rrjetet sociale.
Sara Hoxha, është mjaft aktive në rrjetet e saj sociale, ku së fundmi ka ndarë me ndjekësit disa fotografi nga pushimet. Por duket se disa prej fansave nuk i kanë pëlqyer shumë pozat e saj dhe kanë shpërthyer keq ndaj Sarës. Ajo shihet teksa ka ekspozuar të pasmet, ku shfaqet me bikini duke ngritur pantallonat.
Së fundmi Ledri ka marrë vëmendjen e mediave me një veprim gjatë koncertit të tij më të fundit. Të gjithë e dinë romancën e Ledrit dhe Dafinës para disa vitesh dhe gjatë periudhës kur ishin të lidhur ata kanë bërë një bashkëpunim muzikor. Edhe pse më vonë çdo gjë u la pas dhe Dafina pati marrëdhënie të mira me Ledrin dhe partneren e tij, Sara Hoxha deri sa së fundmi kanë prishur miqësinë e tyre. Në koncertin më të fundi gjatë kohës kur Ledri po performonte në skenë vihet bashkëpunimi i tij dhe Dafinës dhe Ledri sapo e ka kuptuar për cilën këngë bëhet fjalë është kthyer nga Dj dhe i ka kërkuar ta ndryshojë.