Bota Botë e Çuditshme

Turisti holandez dëmton ndërtesën që i mbijetoi shpërthimit të malit Vezuvius në vitin ’79!

Një turist holandez shkatërroi një mur me afreske në një shtëpi të lashtë romake në Herculaneum, afër Napolit, duke dëmtuar ndërtesën që i mbijetoi shpërthimit të malit Vezuv të vitit \79 pas Krishtit. Pasi stafi në lokalitetin arkeologjik zbuloi mbishkrime të shkruara me një stilolaps të zi dhe të pashlyeshëm në një pjesë të bardhë të murit, policia e identifikoi shpejt 27 vjeçarin që e bëri atë.

Policia tha se ishte firma e një burri, i cili tani po përballet me akuzat për shkatërrimin e veprave të artit. Italia ka vendosur dënime më të ashpra këtë vit për ata që dëmtojnë monumentet dhe veprat e artit dhe holandezi do përballet me një gjobë deri në 40,000 euro.

Një qytet më i vogël se fqinji i tij më i famshëm Pompei, Herculaneum u varros nën një shtresë më të thellë hiri, e cila mbronte rrënojat e tij nga hajdutët dhe la mbetje veçanërisht të ruajtura mirë. Nuk është hera e parë që monumentet historike vandalizohen nga turistët në Itali. Vitin e kaluar, një vizitor nga Anglia u kap në një video, të postuar në rrjetet sociale, duke shkruar emrin e tij dhe të dashurës së tij me një çelës në një mur të brendshëm të Koloseut të Romës.