Aktualitet Bota

Turistët do të duhet të paguajnë për kalimin kryesor drejt majës së malit spektakolar Fuxhi!

Ata që kërkojnë të ngjiten në malin spektakolar Fuxhi do të duhet të paguajnë tashmë  ¥2,000 $13.35 që prej hapjes së sezonit të ngjitjeve ne verë, njoftonin autoritetet japoneze duke argumentuar se lëvizja tenton të reduktojë fluksin e turistëve.

Shtigjet kryesore të ngjitjes në malin më të lartë të Japonisë, i shpallur trashëgimi botërore prej vitit 2013 – po bëhen gjithnjë e më të mbipopulluara dhe të ndotura, madje shpesh alpinistë pa eksperiencë tentojnë të ngjiten në majën 3,776-metra të lartë.

Zyrtarët thonë se taksa e re vjen pas një rritjeje të turizmit në rajon që ka vënë nën presion infrastrukturën dhe ka shtuar mundësinë e aksidenteve.

Guidat malore thonë se numri lartë i turistëve ka shtuar presionin për numrin e kufizuar të tualeteve, si dhe ka rritur numrin e aksidenteve mes njerëzve që keqllogarisin përpjekjet e kërkuara për t’u ngjitur.

Ekskursionistët që afrohen në kalimin Yoshida do të duhet të paguajnë prej korrikut, dhe numri  vizitorëve do të kufizohet në 4,000 në ditë, njoftonte agjencia vendase Kyodo.

Tre kalime të tjera do të jenë në dispozicion, të gjitha pa pagesë në zonë fqinje të Shizuoka, por vetëm me kufizim të numrit të vizitorëve.

Vitin e kaluar më shumë se 220,000 vizitorëve kaluan nivelin 8 nga 10 deri në majën e Fuxhit, sipas ministrisë vendase të mjedisit.

Mediat japoneze raportohet se janë ankuar për alpinistë të papajisur mirë e që flenë jashtë, në vend që të shkojnë në bujtinat e malit, duke u plagosur ose duke u sëmurur.–The Guardian–