Celebrities Showbiz

Turi shfaq si rrallëherë barkun e rrumbullakët të Orindës

Ata janë një ndër çiftet më jetëgjatë të showbiz-it shqiptar të cilët së fundmi kanë konfirmuar se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Bëhet fjalë për çiftin e këngëtarëve dhe moderatorëve, Turjan Hysko dhe Orinda Huta.

Edhe pse ata me shumë vështirësi konfirmuan se do të bëhen prindër për herë të parë, fotot me barkun e rrumbullakët të bukuroshes kanë qenë të pakta.

Pak orë më parë, Turi ka publikuar një video të shkurtër të partneres së tij ku barku i fryrë është më i dukshëm se në asnjë video tjetër. Në këtë video ai shkruan se tashmë garderoba e Orindës po kalon një ndryshim të madh.