Aktualitet Politikë

Turi i Ramës me diasporën në Selanik, autoritetet greke në kufi ndalojnë gazetarët shqiptarë të ndjekin takimin

Teksa vetëm disa orë na ndajnë nga takimi i kryeministrit Edi Rama me shqiptarët që jetojnë në Selanik, gazetarët duken se po hasin probleme.
Gazetarët shqiptarë janë ndaluar në kufi, ku nuk u është lejuar kalimi nga autoritetet greke, nën pretendimin se nuk kanë në rregull procedurat.

Ky pretendim është mohuar nga gazetarët, pasi autoritetet kanë qenë të njoftuar për emrat e punonjësve të medias që do të shkojnë në Selanik.
Sipas gazetarëve shqiptarë policia kufitare greke nuk i ka lejuar të kalojnë pa marrë një autorizim nga Ministria e Jashtme e Greqisë.

Ndërkohë në Selanik për sigurinë e eventit kanë mbërritur edhe forcat e Gardës së republikës dhe Reneas, ndërsa policia greke ka vënë në dispozicion forca të shumta.

Mësohet se grupimet ekstremiste të djathta greke kanë deklaruar se do të protestojë jashtë sallës ku do të mbahet takimi i kryeministrit me diasporën shqiptare në një hotel në Selanik.

Top Channel