Më shumë se 26 vjet pasi u vra në Las Vegas, Tupac Shakur mori një yll në Hollywood Walk of Fame. Të mërkurën, miqtë, familjarët dhe fansat e reperit janë mbledhur për ceremoninë e zhvilluar një javë para ditëlindjes së tij. Motra e Shakur, Sekyiwa “Set” Shakur, pranoi nderin në emër të tij dhe tha se ndihej e nderuar që ishte atje duke përfaqësuar familjen e tyre.
Gjatë fjalimit të pranimit, ajo tha:
Tupac e dinte thellë se ai ishte menduar gjithmonë për diçka të madhe. Dhe si motra e tij e vogël, unë pata privilegjin të shikoja atë madhështi të shpalosej.
Asaj iu prezantua një rezolutë e Këshillit Bashkiak të Los Anxhelosit që shpalli 7 qershorin si Ditën e Tupac Shakur. Shakur u qëllua në Las Vegas më 7 shtator 1996 dhe vdiq gjashtë ditë më vonë. Ai ishte 25. Që atëherë, jeta dhe vdekja e tij janë shqyrtuar në libra, filma dhe dokumentarë. Një nga projektet më të fundit të publikuar ishte “Dear Mama”. Duke transmetuar në Hulu, seriali fokusohet në jetën e tij dhe të nënës së tij, ish-anëtares së Black Panther Afeni Shakur. Ajo vdiq në vitin 2016 pas një ataku kardiak në moshën 69-vjeçare.
Hollywood Walk of Fame” merr më shumë se 200 aplikime çdo vit, me të famshëm nga e gjithë bota që aplikojnë për t’i bërë yjet me emrin e tyre që të shfaqen në trotuarin e rrugës legjendare. Por, sa kushton të kesh një yll në Hollywood Walk of Fame? Ju mund ta zbuloni atë, duke klikuar në këtë link…