Fashion Sport

Tupac i solli fat/Karim Benzema fiton Topin e Artë, por vëmendjen e mori diçka tjetër…

Karim Benzema ka fituar Topin e Artë për vitin 2022, të organizuar nga France Football. Benzema mposhti konkurrencën nga Sadio Mane, Kevin de Bruyne dhe Robert Lewandowski, për të fituar çmimin më të madh individual. Sulmuesi francez ka thënë se ai nuk ka ndaluar asnjëherë së punuari për këtë moment, teksa ka falënderuar lojtarët e tjerë të skuadrës për këtë arritje.

Kishte një periudhë të vështirë ku nuk isha në skuadrën franceze, por kurrë nuk pushova së punuari shumë dhe nuk hoqa dorë. Me të vërtetë ndihem krenar për udhëtimin tim këtu. Nuk ishte e lehtë, ishte e vështirë. Të jem këtu sot për herë të parë, jam i lumtur, i kënaqur për punën time dhe dua të vazhdoj. Dua të falënderoj të gjithë bashkëlojtarët e mi në Real Madrid dhe Francë dhe trajnerin tim dhe presidentin e Real Madridit që është këtu këtë mbrëmje dhe gjithashtu mbështetjen e Jean-Michel Aulas (presidenti i Lyonit). Ka shumë njerëz për të falënderuar. Është një çmim individual, por gjithsesi kolektiv për shkak të të gjithë atyre që luajtën një rol në të.

https://twitter.com/francefootball/status/1582103183119511552

Ajo që ra gjithashtu në sy ishte se futbollisti francez, Karim Benzema, ka arritur në ‘Theatre du Chatelet’ në Paris, ku u zhvillua ceremonia e ndarjes së Topit të Artë i veshur me kostum të zi dhe këmishë të bardhë, të kombinuar me një jakë të zezë në qafë dhe me syze. Menjëherë në rrjetet sociale janë bërë krahasimet e kësaj paraqitjeje me atë të Tupac Shakur në një nga daljet e tij. Duket se Benzema është frymëzuar nga ikona e hip-hopit për veshjen në njërën prej mbrëmjeve më të mëdha në karrierën e tij.