Aktualitet

Tuneli i Llogarasë hapet më 5 korrik!

Kryeministri Edi Rama njoftoi përmes një video në faqen e tij Facebook se tuneli i Llogarasë pritet të hapet këtë sezon veror me 5 korrik.

Tuneli lidhet edhe me rrugën e re Orikum-Dukat duke mundësuar që infrastruktura drejt jugut të vendit të shkurtojë distancën në pritje të shifrave rekord nga turizmi gjatë këtij viti.

Tuneli i Llogarasë ka kushtuar 142 milionë euro dhe pritet që të shkurtojë distancën nga Dukati në Palasë nga 30 minuta në vetëm 7 minuta dhe do të ketë një gjatësi prej afro 6 kilometrash.

Tuneli kryesor është i veshur me beton dhe i pajisur me sistemet komplekse të drenazhimit, ventilimit, mbrojtjes kundër zjarrit dhe tymrave, ndriçimit, thirrjeve të emergjencës dhe sinjalistikës.

Gjithashtu tuneli është i pajisur në secilën anë me trotuare 1.17 m të gjerë. Tuneli kryesor është 7.70 m i gjerë dhe 4.70 m i lartë, si dhe i pajisur me sistem ajrimi, si dhe me një sistem të kullimit të urave nëntokësore dhe atyre sipërfaqësore.

Ndërsa tuneli ndihmës lidhet me tunelin qendror me 11 dalje, 5 prej të cilave janë dalje për automjete, ndërkohë 6 të tjerat janë për aksesin e këmbësoreve.

Lartësia e tunelit kryesor është 4. 7 m ndërkohë që gjerësia e gjithë rrugës 7.7 m. 1.7 m janë të vendosura si trotuar për të gjitha rastet e emergjencës siç parashikohet në kodin e sigurisë.

Hapja e tunelit do të bëhet me faza fillimisht për makinat e pasagjerëve dhe autobusat, dhe jo për ato me tonazh të rëndë.