Tuna padyshim që kohëve të fundit ka qenë kryefjalë e mediave. Pas një pauze mjaft të gjatë në muzikë, lajmeve për ndarjen nga ish- partneri Patris Berisha, këngëtarja ka arritur të jetë në qendër të portaleve me rikthimin e saj në tregun muzikor.
Ditën e sotme, artistja feston ditëlindjen e saj të 38-të dhe ka zgjedhur t’ju tregojë të gjithëve se ka trupin e një 20- vjeçareje dhe duket shumë provokuese e veshur me një fustan të zi, i cili i vë në pah hiret trupore.
Epo, i urojmë bukuroshes gëzuar ditëlindjen!
Një lajm që mund të themi me plot gojë se ka ‘thyer rrjetin’ ka qenë ribashkimi i saj me reperin Cozman. Dyshja sollën një duet së bashku pas dy bashkëpunimeve super të suksesshme vite më parë. Nuk dihet nëse artistët janë ribashkuar edhe në jetën romantike, por kimia e tyre duket qartazi jo vetëm në hitin që sapo kanë publikuar, por edhe në koncertet që mbajnë së bashku.