Celebrities Gossip Showbiz

Tuna Sejdi arrin suksesin e parë në bashkëpunimin me NRG Band!

Tuna padyshim që kohëve të fundit ka qenë kryefjalë e mediave. Pas një pauze mjaft të gjatë në muzikë, spekulimeve për një ndarje të mundshme me partnerin e saj Patris Berisha, këngëtarja ka arritur të jetë në qendër të portaleve edhe pse jo shumë aktive në muzikë.

‘Kthehna’, ‘Melaqe’ dhe ‘A je‘ janë bashkëpunimet, të cilat rikthyen këngëtaren në tregun muzikor. E duket se kjo pauzë e gjatë i ka bërë mirë bukuroshes, pasi po rikthehet më fuqishëm se kurrë. Vetëm pak ditë më parë bukuroshja erdhi me një duet me NRG Band me titull “Prej teje se prita”. Në vetëm 5 ditë, bashkëpunimi i tyre arriti suksesin e parë duke numëruar plot 1 milion klikime në platformën YouTube.

Ndarjet dhe ribashkimet mes Tunës dhe Patrisit kanë qenë të shumta edhe pse të dy e kanë mbajtur shumë private këtë pjesë, duke mos dhënë informacione, deklarata dhe as publikime në rrjete sociale. Por në një nga postimet e këngëtares na ka treguar se çifti kanë probleme me ndarjen e kujdestarisë së dy fëmijëve të tyre.