Celebrities Gossip Showbiz

Tuna rikthehet me bashkëpunimin e saj më të ri!

Tuna padyshim që kohëve të fundit ka qenë kryefjalë e mediave. Jo vetëm për bashkëpunimin me Dafina Zeqirin me të cilën u ribashkua pas kaq shumë vitesh edhe për pjesëmarrjen e saj në organizatën zviceriane të bamirësisë ‘For Children Smile’. Pas ‘rikthimit’, Tuna ka qenë shumë aktive edhe në rrjete sociale ku nuk kanë munguar edhe postimet e saj që shpesh kanë bërë bujë. Mirëpo, pritja mbaroi dhe do të kemi mundësi të shohim rikthimin e Tunës edhe në muzikë.

Me një postim në Instagram, këngëtarja na tregoi se ka lansuar këngën e saj më të re duke shënuar kështu rikthimin e saj. Kënga e re është një bashkëpunim me The Victor dhe titullohet “Kthehna”.

https://www.instagram.com/tv/CdyUN3nrQdO/?utm_source=ig_web_copy_link

Vëmendje të madhe ka pasur dhe jeta e saj personale mes Tunës dhe Patrisit, ku ata kanë treguar se nuk janë më bashkë dhe për faktin se dy artistët nuk ndiqen më në rrjete sociale. Por, mesa duket tanimë nuk ka probleme, pasi Robert Berisha rrëfeu për ‘Pardon My French’, duke na ‘shuar’ kuriozitetin e madh nëse dyshja janë apo jo bashkë. Ai u shpreh se ata jetojnë bashkë me fëmijët e tyre në Shkup edhe pse Patrisi udhëton, ata janë bashkë.

Ata jetojnë bashkë, kanë dhe fëmijën e dytë që kishte ditëlindjen tani afër. Jetojnë në Shkup. Patrisi udhëton dhe ata janë bashkë, përderisa ai jeton në Shkup ata duhet të jenë bashkë.  Për më shumë të kishte dhënë përgjigje më mirë Tuna se ka kohë pa dalë në intervista, të japë përgjigje për jetën e vetë personale.