Ditën e djeshme, Tuna dhe Patris Berisha janë bërë prindër për herë të dytë. Dyshja u bë me një djalë, të cilin e quajtën Zen. Lajmi u bë i ditur pasi të dy ata e ndanë këtë emocion të fortë me fansat në rrjetet e tyre sociale.
Kujtojmë, se pak kohë më parë këngëtarja ishte larguar nga Kosova për të shkuar në SHBA, veprim ky që përforcoi dyshimet se dyshja ishte ndarë. Mirëpo, kthimi i saj në Shkup për të lindur vogëlushin dhe postimi në InstaStory i Patrisit, i dha fund dyshimeve për ndarje.
Ndërkohë që fansat e tyre duhet të ishin të lumtur për çiftin, ata ka diçka që i shqetëson ende. Nuk është parë askund një urim për lindjen e vogëlushit Zen, si nga vëllai i Patrisit, këngëtari Robert Berisha, e as nga ish-bashkëshortja e tij Nora Istrefi.
Duket se situata është ende e tensionuar mes tyre. Këngëtaret vazhdojnë të mos flasin me njëra-tjetrën, ndërkohë që edhe Roberti që është bërë sërish xhaxha, mban qëndrim ndaj Tunës.