Bota

Tubimi i parë i Trump në ambient të hapur pas atentatit, ish-presidenti lë podiumin me xham antiplumb për të…

Kandidati republikan, Donald Trump ka mbajtur tubimin e tij të parë në një ambient të hapur që pas atentatit që iu bë një muaj më parë në Pensilvani. Kësaj radhe, në Karolinën e Veriut, Trump u shfaq përpara mbështetësve të tij, por i rrethuar nga të katërt anët e podiumit me xham antiplumb. Gjithsesi, ajo që mori vëmendjen më të madhe ishte pikërisht gjesti që kandidati republikan bëri.

Gjatë fjalimit të tij, një grua që ndodhej në tribunë nuk u ndje mirë dhe i ranë të fikët. Ish-presidenti la menjëherë podiumin dhe shkoi drejt saj për t’u siguruar nëse ishte mirë dhe në fund i dha një përqafim, teksa u shoqërua më pas jashtë tubimit, ndërkohë që Trump u rikthye në podium për të vijuar me fjalimin e tij.