Gjatë tubimit të tij të fundit në shtetin e fushëbetejës së Karolinës së Veriut, ish-presidenti Donald Trump u bëri thirrje mbështetësve të tij që ta zgjedhin atë, duke përsëritur pretendime për ndërhyrje në zgjedhje dhe duke mbjellë terrenin për të hedhur dyshime mbi rezultatin e votimit në ditën e zgjedhjeve.
Republikani e quajti 5 nëntorin ditën më të rëndësishme në historinë e vendit, ndërsa ofroi argumentin e tij përmbyllës në një garë presidenciale që mbetet tepër e ngushtë, me sondazhet që tregojnë se Trump dhe Harris mbeten të barabartë në shumë shtete të fushëbetejës.
Trump foli për më shumë se një orë gjatë tubimit dhe rinovoi premtimet e tij për mbylljen e kufirit të SHBA-së me Meksikën.
“Ne nuk do të pushtohemi, nuk do të pushtohemi, nuk do të pushtohemi. Ne do të jemi edhe një herë një komb i lirë dhe krenar. Të gjithë do të përparojnë, çdo familje do të lulëzojë dhe çdo ditë do të jetë e mbushur me mundësi dhe shpresë dhe vetë ëndrrën amerikane”, tha Trump.
Votoni sondazhin e Top Albania Radio!
Ish-presidenti përsëri u bëri thirrje mbështetësve të tij që të përjashtojnë mundësinë për të votuar për Kamalën.
“Së bashku, ne do të luftojmë, luftojmë, luftojmë dhe fitojmë, fitojmë, fitojmë”, tha Trump.
Top Albania Radio, të martën në orën 21:00, do të përcjellë të gjitha detajet, hap pas hapi, në programin: “Nata e Zgjedhjeve në SHBA”.
Përballje e ashpër midis Kamala Harris dhe Donald Trump! Me analiza të thelluara, rezultate të exit polleve, e intervista ekskluzive direkt nga SHBA!
Zgjedhjet Presidenciale të SHBA, të martën në 21:00. Live – për çdo moment vendimtar! Me Blendi Salaj!
Ju mund të bëni parashikimin tuaj për fituesin duke votuar në sondazhin tonë.