Edhe pse në moshën 77-vjeçare, aktori Sylvester Stallone vazhdon të qëndrojë në formë falë punës në palestër dhe dietës që i përshtatet nevojave të tij. Megjithatë, kishte një kohë që ai nuk ishte në kontroll të dietës së tij dhe kishte një kohë kur ai ‘paguante’ pasojat e asaj jete. Në vitet ’80, Stallone po merrte famë të jashtëzakonshme me filmin ‘Rocky’ dhe ishte gati të publikonte një të tretë, i cili doli në vitin 1982.
Megjithatë, gjatë përgatitjes për filmin aktori kaloi një proces që i shkaktoi dëmtim të trurit për shkak të një dietë strikte. Në një intervistë me Wall Street Journal, Sylvester zbuloi se cilat ishin disa nga zakonet e tij të rrezikshme në atë kohë.
Unë pija rreth 25 filxhanë kafe në ditë kur isha duke bërë Rocky III. I gjithë mëngjesi im ishte biskota me tërshërë të bëra me oriz dhe 10 filxhanë kafe sepse doja të mbaja yndyrën e trupit në 2.8%.
Edhe pse ia arriti qëllimit dhe humbi 13 kilogramë, kjo i kushtoi, veçanërisht kur ishte fjala për kujtesën e tij.
Po harroja numrin tim të telefonit. Po haja vetëm peshk. Kujtesa ime ishte goditur, ishte zhdukur plotësisht.
Me kalimin e kohës, Stallone ka ruajtur gjithmonë trupin e tij muskuloz në filmat aksion. Por këto probleme e shtynë atë ta ndërpresë dietën strikte pas ‘Rocky III’.