Health & Beauty Lifestyle

Truri e identifikon si ilaç për depresion, e kemi fjalën për shiun…

Koha me shi mbase ju duket depresionuese dhe shumica e njerëzve e lidhin me ndjenjat melankolike dhe pikëllimin, mirëpo ekspertët konstatojnë që kjo është vetëm iluzion. Personat të cilët vuajnë nga depresioni dhe ankthi dëshmojnë që u përshtatet koha me shi, sepse atëherë nuk arrijnë në pikën kur përjetojnë sulme depresioni dhe ankthi. Njësoj është edhe me personat të cilët janë impulsivë. Personat e tillë shpesh thonë që e duan shiun dhe shkaku është që i qetëson dhe i relakson.

Tingulli i shiut jashtë çon deri aty ku truri ynë e kupton si zhurmë qetësuese dhe të këndshme. Kur bie shi, njerëzit nuk kanë dëshirë të dalin jashtë, prandaj në hapësirë të mbyllur bëjnë atë që duan në së shumti. Tingulli i shiut qetëson dhe ata e kanë më të lehtë të lexojnë një libër apo të relaksohen në dush të ngrohtë. Veç kësaj, edhe vetë aroma e shiut shumicën e njerëzve e lidh me meditime pozitive dhe ndjenja për të kaluarën. Aroma e tillë intensive dhe e këndshme të cilën ajri e merr ju kthen në kohën kur keni qenë në ambient të ngrohtë dhe të sigurt.

Shkencëtarët theksojnë që bashkë me ndryshimet hormonale është i rëndësishëm edhe tingulli i shiut. Kur tingulli është i qetë apo paksa i fortë dhe i harmonizuar siç është rënia e shiut, truri e kupton si sinjal qetësues. Grija e vjeshtës dhe shiu e bëjnë largimin nga ngrohtësia e shtratit një sfidë të vërtetë. Por pse ditët me shi ndikojnë kaq shumë në energjinë dhe humorin tonë? Psikologia Dr. Rachael Molitor nga Universiteti i Coventry-t shpjegon pse është e vështirë të ngrihesh kur bie shi dhe si t’i lehtësosh mëngjeset me shi. Sipas Dr.Molitor, ditët me shi i bëjnë shumë njerëz të ndjehen letargjik.