Donald Trump, ish-presidenti amerikan, ka ndarë detaje mbi tentativën për atentat që ndodhi dy ditë më parë në fushën e tij të golfit në West Palm Beach, Florida. Trump tregoi se gjatë një sesioni golfi të dielën në mëngjes, ndodhej me miq kur papritur dëgjoi të shtëna. Sipas tij, ishin 4 ose 5 të shtëna që tingëllonin si nga një armë zjarri.
Shërbimi Sekret veproi menjëherë, duke e marrë Trumpin dhe duke e dërguar në siguri me një karrocë golfi. Ish-presidenti lavdëroi Shërbimin Sekret për reagimin e tij të shpejtë dhe efektiv.
Autori i dyshuar, Ryan Wesley Routh, është akuzuar për përdorimin e armëve dhe është ndaluar pas një përballjeje me një agjent të Shërbimit Sekret, i cili ishte i detyruar të hapte zjarr. Shërbimi Sekret konfirmoi se i vetmi zjarr i hapur gjatë incidentit ishte nga agjenti i saj. Trump e përshkroi Routh si një “person shumë të rrezikshëm” dhe shpreson që ai të kalojë një periudhë të gjatë pas hekurave.