Kandidati për president i SHBA-së, Donald Trump është takuar sot me presidentin e Ukrainës, Volodomyr Zelensky.
Trump dhe Zelensky kanë diskutuar për luftën në Ukrainë dhe për mundësinë e rikthimit të paqes. Ndonëse pamjet në fytyrat e tyre kanë treguar një pesimizëm, si Trump dhe Zelensky kanë shprehur dëshirën për t’i dhënë fund sa më parë luftës.
“Kam mësuar shumë, por mendoj se nuk kam ndryshuar nga pikëpamja që ne të dy duam të shohim këtë fund dhe të dy duam të shohim një marrëveshje të drejtë. Duhet të jetë e drejtë dhe mendoj se kjo do të ndodhë… Kjo është një luftë që nuk duhet të kishte ndodhur kurrë. Nëse fitojmë do të kemi një marrëveshje të shpejtë dhe të drejtë. Është shumë shpejt për të thënë se si, por duam të mbarojë sa më parë. A do një transaksion të drejtë që të ndodhë”, u shpreh Trump.
Pasi doli nga takimi me Zelensky-n, Trump tha se ka marrëdhënie të mira me presidentin ukrainas por edhe me atë rus, Vladimir Putin. “Shpresoj që me ne t’i keni më të mira”, ia ktheu Zelensky, ndërsa Trump iu përgjigj “Duhen dy për të kërcyer tango”.