Bota

Trump: Nuk do të garoj për president i SHBA-ve nëse humb në nëntor!

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump u shpreh se nuk beson se do të garojë për president në vitin 2028, nëse pëson disfatë në zgjedhjet presidenciale amerikane të 5 nëntorit të këtij viti. 78 vjeçari ka qenë kandidat i republikanëve në tri palë zgjedhje presidenciale radhazi dhe e ka ndryshuar partinë dukshëm në tetë vitet e fundit.

Në një intervistë për Sinclair Media Group, Trump u pyet nëse parashikon se do të garojë edhe një herë në rast se humb përballë kandidates demokrate, Kamala Harris.

Jo, mendoj se jo. Me kaq do të mbarojë. Nuk mendoj se do ta bëj.

Por, ai shtoi se shpreson se do të jenë shumë të suksesshëm në zgjedhjet e nëntorit. Ligji amerikan ua ndalon presidentëve mbajtjen e më shumë se dy mandateve, ndaj Trump nuk do të garonte më 2028-ën as në rast fitoreje këtë vit.

Donald Trump përballet me garë të fortë kundër demokrates, zv.presidentes aktuale amerikane Kamala Harris, pasi sondazhet po tregojnë se gara mes tyre është tejet e ngushtë në shtetet kryesore, të cilat me gjasë do të jenë vendimtare në përcaktimin e fituesit, edhe pse Harris ka filluar ta krijojë një epërsi në sondazhet mbarëkombëtare.

Trump-i e nisi fushatën e parë për t’u kthyer në Shtëpinë e Bardhë më 2020-ën, në të njëjtën ditë që u inaugurua më 2017-ën, ndërsa fushatën e dytë për t’u rizgjedhur e filloi para rreth dy vjetëve, në nëntor të 2022-shit.

Rallëherë, ai e ka pranuar mundësinë e humbjes në zgjedhje dhe ka vazhduar të pretendojë, pa baza se humbi më 2020-ën përballë presidentit Joe Biden për shkak të vjedhjes së votave. Po ashtu, po përballet me akuza për vepër penale në lidhje me përpjekjet e tij për ta zhbërë rezultatin e atyre zgjedhjeve.

Ndërkaq i ka mohuar akuzat dhe e aktakuzën kundër tij e ka cilësuar si një “sulm politik”. Ndërkohë, Kamala Harris, 59 vjeçe, e emërua kandidate e demokratëve pasi presidenti aktual Joe Biden u tërhoq nga gara, pak muaj më parë.