Ju ndodh shpesh që të blini banane dhe, para se të arrini t’i hani, ato marrin ngjyrë kafe dhe kalben? Epo, ekziston një zgjidhje që do ua rrisë jetëgjatësinë e tyre.
Bananet kalben nëse lihen shumë gjatë në temperaturën e dhomës ose vendosen në ballkon ku ekspozohen ndaj ndryshimeve të mëdha të temperaturës. Kalbja mund të parandalohet me një truk të thjeshtë, duke i mbështjellë bananet me letër të tejdukshme kuzhine dhe duke i ruajtur në frigorifer.
Është edhe më efektive të mbështillni çdo banane veçmas së bashku me kërcellin, duke zgjatur kështu jetëgjatësinë e tyre me rreth shtatë ditë. Nëse nuk ju pëlqen të hani banane të ftohta, thjesht hiqni një më herët dhe lëreni në temperaturën e dhomës për rreth 20 minuta. Nëse e keni prerë një banane në feta, mënyra për ta mbajtur të freskët deri në një ditë e gjysmë është ta zhytni në lëng limoni dhe këtë është mirë ta bëni edhe kur vendosni banane në ëmbëlsira për të mos marrë ngjyrë të kafenjtë.
Rikujtojmë se, ky frut ka disavantazhin se prishet lehtë, veçanërisht nëse mbahen në frigorifer, pasi në të ftohtë, lëkura e saj nxihet shpejt. Bananet e papjekura janë më ngopëse, janë më pak të pasura me sheqerna të thjeshta, sesa ato të pjekura, të cilat treten shpejt. Rrjedhimisht kanë një fuqi më të madhe ngopëse. Pra, ato janë më të përshtatshme për ata që kanë nevojë të qëndrojnë në formë ose për ata që luftojnë me sulmet e papritura të urisë.